Ishte në kërkim nga Interpoli, arrestohet në kufirin e Bllacës 33-vjeçari nga Turqia

Më 01.10.2024, në Pikën Kufitare Bllace e Poshtme, policët arrestuan A.S. (33) nga Turqia, për shkak se ishte kërkuar sipas një fletë-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli-Turqi. Gjykata Themelore në Shkup i caktoi atij 30 ditë paraburgim ekstradues, pas së cilës u dërgua në Institucionin Penalo-Përmirësues Burgu i Shkupit.