Ishte në arr*est shtëpie, arratiset Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina është arratisur. Nga burgu, gjykata e Kukësit vendosi pak muaj më parë që hetimet ndaj këngëtares të vijonin në arrest shtëpie.

Banesa ku Morina qëndronte me qira ishte në Kukës.

Policia ka shkuar sot për kontroll, por nuk e ka gjetur në banesë duke nisur kërkimet. Këngëtarja u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete në makinë. Ndërsa së bashku me të ishte i dashuri i saj dhe shoferi.