Vrasja në mënyrë mizore e e 18 vjeçarit nga Podujeva ka ngjallur shumë reagime.
Ish-mësuesi i tij, Faton Bunjaku ka shkruar se Lulëzim Fejzullahu, ishte një model i të riut të edukuar edhe pse ishte jetim.
Ai në një postim në Facebook, i “kërkoi” falje tashmë ish-nxënësit të tij të ndjerë për ambientin e pasigurtë të krijuar në vend.
Postimi i plotë:
LULZIMI ishte nxënës i imi për dy vite, ishte model i një të riu të edukuar edhe pse ishte JETIM.
Na fal Lulzim, ndoshta ishte dashur të të flasim më tepër se kjo botë nuk është e drejtë sa je TI për të. Ishte dashur të të them se njerëzit e mirë e të drejtë edhe pse janë në rrugën e tyre, nganjëherë ”ua zënë rrugën horrave”.
Na fal Lulzim, që ne si shoqëri kemi krijuar një ambient të pasigurt ku do të duhej të rriteshin fëmijët model siç ishe TI!