Ishte martuar “për letra” me Anglezen. Gruaja Shqiptare i shkon “papritur” në Angli dhe zbulon që ai e mbante si grua të vërtetë

Koncepti i martesës, lidhet ngushtë me atë të familjes: dy bashkëshortët formojnë një bërthamë familjare, që shpesh zgjerohet me fëmijët. Martesa është konsideruar tradicionalisht, si kusht për krijimin e familjes, e cila në vetvete konsiderohet si shtylla e komunitetit ose shoqërisë.
Por jo gjithmonë është kështu, sidomos nevoja e Shqiptarëvee për tu pajisur me dokumenta ka bërë që martesa me gra të vendeve të caktuara, të shikohet si mënyra e vetme për tu pajisur me to.

Një formë biznesi pra, ku paguhet dhe “sakrifikohet” një periudhë kohore deri sa të merren dokumentat. I tillë është edhe rasti në videon më poshtë. Burri ishte martuar për letra por gruaja e tij Shqiptare, duke vënë re se ai kishte rralluar telefonatat dhe lekët për të rritur fëmijën që kishin, gjen mënyrën dhe i shkon “surprizë” në Angli.

Aty zbulon se burri i saj, e mbante si grua me të gjitha efektet, duke përfshirë edhe ato emocionale dhe intime, gruan me të cilën ishte martuar për letra. Një rast që të trishton sepse në vend që “të rregullonte” punë siç kishin planifikuar, u prishi martesën.