MPB njofton se me datë 03.07.2024, në orën 18:00, në Tetovë, policët e SPB Tetovë, bazuar në një urdhër gjykate, arrestuan V.S. (28) nga fshati Strimnicë, Tetovë. Ai ishte i kërkuar me një urdhër arresti qendror për të vuajtur një dënim me burg prej dy vjetësh për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje të paligjshme të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, e dënueshme sipas nenit 215, paragrafi 1, i Kodit Penal. V.S. është dorëzuar në burgun e Tetovës për të vuajtur dënimin. Pa Censurë
Ballina Lajmi i Dites Ishte i kërkuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 28-vjeçari...