Ishte i dënuar me 4 vite burg për shpërndarje të paligjshme të drogës, arrestohet 47-vjeçari nga Reçica e Madhe e Tetovës


MPB ka njoftuar se më 10.09.2024 në orën 16:45 në një lokal në rrugën ‘Ilindenska’ në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë e arrestuan J.I. (47) nga fshati i Rëçicë e Madhe në Tetovë. Ai ishte në kërkim me një urdhër gjyqësor për të vuajtur një dënim të burgut prej katër vjetësh për veprën penale ‘prodhim dhe shpërndarje të paligjshme të drogës, substancave psikotrope dhe prekursorëve’ sipas nenit 215 të Kodit Penal. Personi u dërgua në Institucionin Korrektues të Burgut Idrizovë në Shkup për të vuajtur dënimin.”