Ishte bërë yll i një selfie, gorilla ngordhë në krahët e kujdestarit

Ndakasi, një gorillë e cila u bë virale pasi pozoi për një selfie me rojtarët, ka ngordhur pas një sëmundjeje të gjatë në moshën 14 -vjeçare.
Ajo ngordhi në krahët e një prej rojeve që e shpëtoi atë si foshnjë, Andre Bauma, në një jetimore të gorillave në Virunga – parku më i vjetër kombëtar i Afrikës – në Republikën Demokratike të Kongos.
Bauma e shpëtoi Ndakasin si dy muajshe në vitin 2007 pasi gjuetarët ia vranë prindërit.

Ndakasi arriti famë globale në vitin 2019 kur ajo dhe një gorilla tjetër femër, Ndeze, pozuan në një selfie të bërë nga një rojtar tjetër. Ata po përpiqeshin të imitonin rojet që i rritën, tha një zyrtar i parkut.
Gorillat jetojnë kryesisht në pyje në parqet kombëtare në Uganda, Ruanda dhe Kongo. Por ndryshimet klimatike, gjuetarët e paligjshëm paraqesin kërcënime për mbijetesën e tyre.

Të enjten, Bauma tha se njohja me Ndakasin e kishte ndihmuar të kuptojë lidhjen midis njerëzve dhe majmunëve të mëdhenj.
“Unë e doja atë si një fëmijë”, tha ai, duke shtuar: “Personaliteti i saj gazmor më jepte një buzëqeshje në fytyrë sa herë që ndërveproja me të”.