ISHP-Maqedoni: Regjistrohet ulje e viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19

Aerzte und Pflegende kuemmern sich um Covid-Patienten auf der Covid-19-Intensivabteilung im Stadtspital Triemli am 10. Dezember 2020 in Zuerich. (KEYSTONE/Gaetan Bally)

Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik në periudhën nga 03 deri më 09 maj 2021, gjithsej 15.781 materiale u testuan në laboratorë ku kryhet testimi molekular dhe testimi i antigjenit për praninë e SARS-CoV-2, me një rritje prej 5.4% në krahasim me javën e kaluar.

Sipas raportit 1.304 raste të reja pozitive janë regjistruar nga 33 qytete të vendit që është një ulje prej 37.2% krahasuar me javën e kaluar.
“Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 482; 37.0%), me një incidencë javore – 78.0 / 100,000. Incidenca më e lartë javore prej 169.9 / 100,000 u regjistrua në Vinica.
Përqindja e pozitivitetit varion nga 2.5% në 12.2%, mesatarisht 7.5%.

Personat e infektuar në të gjitha grupmoshat janë regjistruar. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (n = 508, 39.0%). Një numër i madh i pacientëve janë të regjistruar në grupmoshat 40-49 (n = 227; 17.4%), 50-59 (n = 208; 16.0%), 30-39 (n = 176; 13, 5%) dhe 20-29 (n = 106; 8.1%). Numri më i ulët u regjistrua tek fëmijët e moshës 0-9 (n = 26; 2.0%) dhe 10-19 vjeç (n = 53; 4.1%). Ka një rënie në numrin e pacientëve në të gjitha grupmoshat, me përqindjen më të madhe të rënies tek personat deri në 39 vjeç (41.1%)”, thuhet në raportin e ISHP-së.

Pas marrjes së 2 testeve negative për praninë e SARS-CoV-2 ose përdorimit të algoritmit të ri, 4.502 persona që u shtruan në spital ose u trajtuan në shtëpi fituan statusin e “të shëruarve”, çka është një rritje prej 12.2% krahasuar me javën e kaluar.
Janë paraqitur 105 vd*ekje nga 21 qytete, me çka është për 37.1% më pak se javën e kaluar. Për sa i përket moshës, 91 persona ishin mbi 60 vjeç, 6 persona të moshës 50-59 vjeç, 5 persona të moshës 40-49 vjeç, 2 persona të moshës 30-39 vjeç dhe një person i moshës 20-29 vjeç.