ISHP: Asnjëri nga të punësuarit nuk është pozitiv me KOVID-19

Në Institutin për Shëndet Publik asnjëri nga të punësuarit nuk është pozitiv me Kovid-19, informojnë nga institucioni.

Ekipet epidemiologjike edhe më tutje e kryejnë punën e tyre sikur në dy muajt e kaluar. Ky është informacion zyrtar nga Instituti për Shëndet Publik i konfirmuar nga drejtori i institucionit Shaban Memeti dhe opinioni duhet të informohet”, citohet në kumtesë.

Nga Instituti potencojnë se informacionet zyrtare për gjendjen me Kovid-19 publikohen në faqen e internetit të institucionit dhe në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë.