ISHP: 80 % e rasteve me Omicron

Afro 80% e rasteve me Covid janë me variantin Omicron. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik tw Shqipwrisw thonë se vetëm 20 % janë me variantin Delta.
“Jo të gjitha rastet testohen nëse janë Omicron ose Delta. Ne arrijmë që të analizojmë vetëm një pjesë prej tyre dhe nuk mund të kemi ndoshta një përgjigje të saktë. Por ndoshta mbi 80 % i kemi arste me Omicron ashtu siç janë në të gjitha vendet e Europës dhe më pak janë Delta. Rastet më të shumta na dalin me Omicron”.
Por pavarësisht se shumica e infektimeve i përkasin variantit Omicron, sipas specialistëve, të shtruarit në spital janë vetëm me varinatin Delta.
“Personat që shtrohen në spital të gjithë janë me variantin Delta dhe me Omicron, deri tani nuk kemi asnjë të shtruar”.
Problem mbetet edhe rritja e numrit të të infektuarve tek fëmijët.

“Numri i rasteve është rritur për vetë faktin pasi po qarkullon Covid dhe grip. Kur na vijnë tamponët një pjesë e fëmijëve del me grip. Numri i rasteve do rritej sepse janë rritur rastet në të gjithë vendin. Përveç faktit që fëmijët nuk i mbajnë maskat. Në klasat që është vënë re një rritje e numrit të rasteve është mbyllur për të vazhduar me mësimin online”.