Shkupi mbetet epiqendra e virusit korona në vend. Prej 125 rasteve të reja sot, 89 u diagnostikuan pozitiv me Covid-19 në kryeqytet. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se kryeqyteti është në krye të listës me 1461 të infektuar. Prej tyre, aktualisht janë 844 raste aktive dhe 574 pacientë janë shëruar plotësisht.
Instituti i Shëndetit Publik:
Bilanci i Virusit Korona në Shkup
1461 të infektuar
844 raste aktive
574 të shëruar
Sipas ISHP-së rastet aktive janë më të rrezikshmet për përhapjen eventuale të CoVid-19 në Shkup.
Në ranglistën e komunave të kryeqyteti prinë Çairi me 195 raste aktive, mbi 70 kanë Buteli dhe Qendra, mbi 60 kanë Aerodromi, Gazi Baba dhe Karposhi. Aktualisht në Saraj janë 58 raste aktive, nga 39 deri në 19 janë renditur Kisella Voda, Gjorçe Petrovi, Studeniçani, Shuto Orizarja dhe Ilindeni.
Më pak se 10 raste aktive ka në komunat e Petrovecit, Çuçer Sandevës ,Sopishtes dhe Stranecit.
Instituti i Shëndetit Publik:
Rastet aktive në Komunat e Shkupit:
Çair 195
Butel 72
Qendër 71
Aerodrom 67
Gazi Babë 66
Karposh 64
Saraj 58
Kisella Vodë 39
Gjorçe Petrov 26
Studeniçan 24
Shuto Orizare 21
Ilinden 19
Petrovec 6
Çuçer Sandevë 3
Spoishte 2
Të huaj 2
Llogaritur për kokë banori, 6, 5 e rasteve me Covid-19 në Shkup përfundojnë në mënyrë fatale. Me 3 rastet e sotshme, numri i të vdekurve në kryeqytet ka arritur në 43.
Adnan Qaili