Algjeria ka mohuar keqtrajtimin e emigrantëve pasi pretendon se ka braktisur më shumë se 13 mijë vetë në shkretëtirën e Saharasë në 14 muajt e fundit – përfshi fëmijë e gra shtatzëna.
Vendi është akuzuar për dëbimin e emigrantëve, duke i lënë pa ushqim e ujë ose duke i detyruar të ecin në të nxehtë deri sa të vdesin
Fotot tregojnë emigrantët që ecin mes temperaturave që arrijnë në 48 gradë Celcius. Zyrtarët e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin kanë paralajmëruar për një katastrofë të afërt.
Shumë prej emigrantëve thuhet se kanë humbur ditë para se skuadra e shpëtimit të OKB-së t’i gjente.