Ishin në procedurë divorci, tetovari e rreh keq gruan e tij

Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë mbrëmë (06-dhjetor), dhjetë minuta pas mesnate, kanë privuar nga liria 37-vjeçarin M.V. nga Tetova, i cili një orë më parë në shtëpinë e tyre familjare, e kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 37-vjeçare me të cilën ndodheshin në procedurë të divorcit. Ai është ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.