Sot, oficerët e policisë në territorin e komunës së Kisella Vodës arrestuan F.P. (31) nga Shkupi, i cili ishte i kërkuar me fletë-arrest qendror nga MPB, me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, për një dënim me burg prej dy vitesh për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Gjithashtu, në territorin e komunës Gazi Babë, është arrestuar edhe V.D. (33) nga Shkupi, i cili ishte i kërkuar me fletë-arrest qendror nga MPB, me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, për një dënim me burg prej një viti për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Të arrestuarit sot do të dorëzohen në institucionin përkatës korrektues.