Ishin ndërruar në lindje: Dy gratë zbulojnë familjet e tyre të vërteta 38 vjet më vonë


Rreth katër dekada me vonese, dy gra kanë zbuluar se kanë jetuar në familjet e gabuara si rezultat i ngatërrimit në spital, ne kohën e lindjes. Prindërit e Gulsina Baimurzina e Alyona Baulina e dinin që kishte diçka që nuk shkonte pasi bijat e tyre nuk u ngjanin atyre nga tiparet, por misteri nuk do të zbulohej për 38 vjet. Nënat e tyre, Vasilya Baimurzina e Valentina Baulina, beheshin shpesh objekt thashethemesh në fshatrat e tyre fqinje në Rusi, ku banorët permendnin faktin se vajzat ‘nuk ishin të tyret’ prej ndryshimeve fizike me bijat e tyre.

Gulsina ishte e vetmja e anëtare me flokë të errët e familjes së saj, ku të gjithë kishin flokë të verdhë.
Gulsana kaloi të gjithë jetën e saj duke besuar se ishte motra e Gulsina-s, shkruan rrjeti lokal 74.ru: “Gulsina kishte flokë të hapur që prej lindjes, ndërsa unë jam e errët. Ne e pamë që ajo nuk është si ne, por nuk i vumë shumë rëndësi.

Ndërkohë thashethemet vijonin se një vajzë me flokë të hapur po rritej këtu, dhe një tjetër me flokë të zinj në fshatin tjetër. “Nëna ime nuk donte ta besonte sepse kishte konsideruar Gulsinan si bijën e saj”, thotë ajo duke shtuar se më pas familjet vendosën të bëjnë testin e ADN-së nga ku rezultoi se të dyja vajzat kishin lindur në spitalin e Kizil në vitin 1983.

Tanimë dy gratë duhet të mësohen me të vërtetën e re, me prindërit e tyre biologjikë dhe të afërmit e tyre. Historia e tyre eshte pasqyruar ne nje program televiziv vendas.Vasilya e Valentina kanë ankimuar nga qeveria duke kërkuar 10 milionë rubla ($100 000) dëmshpërblim. Gulsina tani punon në një shkollë kurse Alyona ka biznesin e saj. Familjet e tyre kanë vendosur të mbeten mike me njëra-tjetrën ndërsa drejtoresha e spitalit të Kizil, Alla Vasilyeva, u ka dërguar një kërkesë formale ndjese.

Alla thotë se nuk e kupton si janë ngatërruar bebet pas lindjes.Ajo thotë: “Për të evituar çdo keqkuptim, këtu në etiketë, në prezencë të nënës shkruhet emri, data dhe pesha e bebes. Etiketa e madhe lidhet me bebelinën në mënyrë qe fëmijët të mos ngatërrohen gjatë ushqimit. Prandaj është e vështirë të imagjinoj atë që ka ndodhur. Stafi që punonte atëherë në maternitet nuk janë më gjallë kështu që nuk mund të japin llogari”.

Nena Vasilya Baimurzina ka floke te erret, por megjithate rriti Gulsinan

Gulsina punon si asistente ne shkolle

Nena Valentina Baulina me floke ngjyre te hapur, rriti si vajzen e saj Alyona

Alyona ka nje biznes te sajin