Ish zv.ministri Ilir Hasani: “Kam dyshimet e mia se nuk është gjithçka e rastësishme, do punojmë të zbardhet rasti”

Zëvendësministri i shëndetësisë Ilir Hasani që dje dha dorëheqje nga posti i tij, tha se edhe pas dorëheqjes do të punoj deri në fund për zbardhjen e të gjitha detajeve të aktit tra*gjik në Tetovë. Ai tha se jo si funksionar, jo si anëtarë të partisë e as si qytetar, por dua t’u lë porosi që të gjithë neve, si njerëz na brengos dhe kemi brengën e madhe për humbjen e madhe të 14 personave që për fat të keq ndërruan jetën në një tr*agjedi në vendin ku kishin ardhur të shëroheshin nga kjo mu*rtajë e shekullit 21, transmeton Pa Censurë.

Për gjithçka që kishte ndodhur në Spitalin Modular në Tetovë, Hasani tha se kishte dyshimet e tij në lidhje me atë ngjarje dhe se as ai vet nuk mund ta shpjegonte një ngjargje të tillë. Ai e tha publikisht këtë duke shprehur se jo gjithçka ishte e rastësishme. Ai para mediave nuk i tha të gjitha dyshimet e tij por vetëm tregoi se ajo që e bën më shumë të dyshimt këtë rast është fakti që per aq pak kohë të digjej një spital i tërë, transmeton Pa Censurë.

Kështu u shpreh para mediave Ilir Hasani:
Informacione nuk kam dhe nuk jap për shakak se nuk i posedoj ato informacionee por, shpreh publikisht brengën dhe kam indiciet e mia për këtë se nuk ështe diçka e rastesishme ajo që ka ndodhur në spitalin covid në Tetovë. E përsëris se unë personalisht kam dyshimet e mia dhe brengat e mia se nuk është gjithçka e rastesishme ajo qe ka ndodhur në Spitalin Modular në Tetovë. Nuk mund ti them të gjitha dyshimet në aspekt publik por ardhja e zj*arrit në mënyrë aq të shpejtë brenda pak sekondave rreth 150 sekonda të them, të di*gjet një spital i tërë është vërtet diçka që edhe une nuk mund ta shpjegoj dhe përveç ne qe jemi të përkushtuar për të gjetur shkaqet dhe arsyet e dj*egies kaq të shpejtë dhe në pamundësi që të tërhiqen vi*ktimat nga shtretërit e spitalit kemi kerkuar ndihmë edhe nga institucionet ndërkombetare, ndihmë të cilën do e marrim shumë shpejtë. Për tu zbardhur të gjitha detajet dhe për të siguruar të gjitha argumentet për një ekspertize më të detajizuar dhe për të zbardhur se qka ka ndodhur. Unë po e them personalisht se kam dyshimet e mia dhe kjo më shtyn që të jem i brengosur për situaten në Tetovë. /PACENSURË