Ish-ushtari i UÇK’së shpërthen në tubimin e VV’së: Krenar që jam pjesë e PDK’së, ju mos na tregoni për luftën

Një tubim i Vetëvendosjes në Rahovec ku i pranishëm ishte edhe Glauk Konjufca nuk shkoi ashtu siç zyrtarët e kësaj partie e kishin pritur.
Aty u paraqit një qytetar, ish-ushtar i UÇK-së i cili mbajti një fjalim para personave që ishin mbledhur aty.

Osman Zymberaj nga Drenoci i Rahovecit, u tha zyrtarëve të VV-së se është krenar që i përket një partie tjetër, PDK-së.
Madje u dha një porosi zyrtarëve të VV-së, duke i thënë që të mos flasin për luf*tën.