Ish ushtari i UÇK-së nga Maqedonia mbështet ak*sionin e policisë kosovare në Veri

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, njëherit edhe komandant i të njëjtës në lu*ftën e 2001-shit, Shaban Bafqari-Matranxha, ka lëshuar një mesazh të shkurtër në adresë të Serbisë pas situatës së krijuar në veri të Kosovës. Duke shpërndarë një fotografi në të cilën ndodhet edhe ish uniforma e UÇK-së, Matranxha ka thënë se situata aktuale në veri të Kosovës e bën krenar.

Edhe një herë po i tregojmë Serbisë, këtu jemi ne Zot të këtij vendi. Vuçiqi mirë e din se e ka të kotë. Shqiptarët para 2 dekadave me shpin dhe me kali kanë bartë ar*matim dhe e kanë lu*ftuar Serbin e ku ma sot as Beligradi nuk i ndal”, ka shkruar fillimisht Matranaxhi.

Ka një mesazh edhe për ata që i friken përsëritjes së lu*ftës.
“Ty që të ka kapë paniku i lu*ftës të sugjeroj të rish i qetë, mos merr shumë nga frika edhe pse ashtë gratis. Rroftë populli im i dashur, Rroftë rinia shqiptare që s’ka kush e blen e as kush e shet, Ai vd*es për vendin e vet”, ka shkruar Matraxhi..