Ish-ushtari i UÇK-së nga Malisheva që i refuzoi dy ftesa të Speciales: Më arrestojnë më 28 nëntor

Faik Zogaj ish-ushtar i UÇK-së thotë se ka refuzuar të pranojë dy ftesa nga Specialja. Ftesën e dytë tha se e ka marrë më 22 tetor dhe e ka refuzuar por është vënë në dijeni se nëse nuk i përgjigjet kësaj ftese brenda datës 28 nëntor do të arr*estohet. Sipas Zogajt kjo gjykatë nuk kërkon kriminelët serbë por vetëm lu*ftëtarët. “Ne nuk po i ikim drejtësisë po kërkojmë drejtësi” u shpreh ai. Akuzat e ngritura janë konkretisht për vr*asjen e dy serbëve siç tregoi dhe ish-lu*ftëtari.

Në intervistën për Euronews Albania ai pohoi se kishte parë shtëpi në fshatin e tij të djegura, njerëz të vrarë dhe në gjaknxehtësi e sipër ka djegur 5-6 shtëpi serbësh, por nuk pranoi akuza të tjera. Faik Zogaj përmendi rastin “Panda” dhe theksoi se është diçka e pranuar nga vetë serbët, fakti që ata kanë vrarë fëmijët e tyre vetëm për të akuzuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, madje akuzoi se uniformat e UÇK-së janë keqpërdorur nga serbët vetëm për të njollosur imazhin e tyre.

Ai mohoi të ketë ndarje fetare ashtu siç akuzohet.
“Me ligjet e lu*ftës, unë personalisht vetëm një veprim të vogël të bëja pa urdhrin e komandantit do të isha arrestuar prej policisë tonë se dhe ne kemi pasur policinë tonë ushtarake, prandaj kjo njollosje që i është bërë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një padrejtësi shumë e madhe”, – u shpreh Zogaj. “Na kanë quajtur dhe bandë kriminale ama po të ishim ne bandë kri*minale, sot asnjë serb nuk e kishim lënë në Kosovë” – shtoi ai.

“Uniformë me uniformë”, kështu e cilësoi Zogaj luftën e UÇK-së sepse sipas tij raportet me civilët serbë edhe sot e kësaj dite janë shumë të mira. Teksa tregoi se edhe vetë ka plagë në trup si shenja nga lufta dhe konkretisht probleme me këmbën, tregoi se kjo është prova e pastër se po të kishin pasur mjekë që të bënte transplantimin e organeve ashtu siç akuzohet UÇK-ja, minimalisht ushtarët e saj do t’i kuronte pa u lënë pasoja gjithë jetën.

“Dick Marty është i paguar nga Rusia dhe Serbia dhe kjo Gjykatë nuk do dalë asgjëkundi nëse ecën me ato pretendime”, – tha ish-ushtari i UÇK-së. Pyetur nëse beson se ky gjyq do të mbyllet pa faktuar asgjë, Zogaj tregoi se mendon se gjatë seancës së datës 18 nëntor si Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Hashim Thaçi, do të lirohen për mungesë provash.