Ish ushtarët e UÇK-së i dërgojnë mesazh politikës

Ish-pjesëtarë të UÇK-së kanë mbajtur një tubim në Tetovë, duke i përcjell mesazhe përfaqësuesve politik.

“Nuk është e lehtë të shkruash për dikë që nuk trembet. Dikë, që është dëshmuar në trimëri. E trimëria nuk i përkon secilit, sepse petku i trimërisë nuk i vishet secilit. Është meritë e atyre të përzgjedhurve që s’ia duan të dinë për frikën. E frika, ndryshe nga shumica e njerëzve, u qëndron poshtë këmbëve këtyre që shkelin tokën me drejtësi. Prandaj edhe janë të atillë. Të qenurit të drejtë, janë pa njolla, pa të meta e pa anime. Disa nga këta trima u erdhi në majë të hundës, duke parë se si politika i ka trajtuar ata, më tepër, se si politika i ka trajtuar të gjithë shqiptarët. Prandaj edhe janë organizuar përsëri.

Por kësaj radhe, jo për të luftuar shkaun por për t’i thënë stop keqbërësve, abuzuesve e përfituesve të Luftës për liri. Të përkushtuar, vërshonin lagjet, rrugët dhe vebdbanimet. Me të vetmin qëllim: të bashkohen përsëri! Të kujdesur nga infiltrimet e të këqinjve, abuzuesve marshonin drejt qëllimit. Takimet e tyre bëheshin me vendosmëri për ndyshim. Me vendosmëri për të thënë MJAFT MË! Disa nga këta trima kishin ardhur edhe nga gurbeti. Sepse ishin të vendosur. Kishin kuptuar drejtë mesazhin e popullit që lojërat duhet të ndalen sidomos kur ata bëhen në emër të ushtarëve të UÇK-së. Daimi në njërën anë me shokë zhvillonin bisedat me bashkëluftëtarët. Fadili këshillonte të tjerët për takimin e tyre. Dauti çante malet për t’i takuar trimat e tjerë. Osmani s’dinte të ndalej. Sulejmani përforconte grupin. Ndërsa Fitimi e Haruni lajmëronin të tjerët, përgaditinin agjendat. Ndërsa sonte kulmoi takimi i tyre final. Dhe ç’të shohësh, përveç shembëlltyrës që u japin partiçkave tona të hijëzuara në qëllimet e tyre të djallëzuara, ata edhe dhanë mesazhin më së miri se durimi ka kufi. Se thika ka ra n’asht dhe se përfitimet e politikës në emër të këtyre ushtarëve janë tepruar. Dhe mesazhi i tyre depërtoi thellë.

Çau qiellin dhe dridhi tokën. Dridhi edhe partiçkat e tmerruara. E normal se do të dridhen sepse shumë kanë gabuar e mëkatuar me gjakun dhe djersën e ushtarit. Por tmerri s’ka të ndalur sepse ky është vetëm fillimi. Kthimi mbrapa s’ka.”, thuhet në mesazhin e tyre.