Ish-sulmuesi i Milanit bleu një ishull në Suedi për ta populluar me kafshë dhe për t’i vrarë ato më pas

Zlatan Ibrahimovic në “radarët” e lëvizjes “Centopercentoanimalisti”. Orët e fundit, një pankartë kundër suedezit është vendosur në sektorin e mysafirëve të stadiumit “Bentegodi” në Verona, skenën e ndeshjes së radhës në kampionat për Milanin e Stefano Piolit, dje i përfshirë në “Europa League”, në Pragë.

Suedezi nuk e ka fshehur kurrë pasionin e tij për gjuetinë, prandaj është sulmuar disa herë nga aktivistët e të drejtave të kafshëve. Pra, kjo nuk është hera e parë. Pankarta e lëvizjes “Centopercentoanimalisti”, e vendosur në portën e sektorit të mysafirëve të “Bentegodi” në Verona, stadium që të dielën do të presë ndeshjen mes Hellas dhe Milanit, flet qartë. “Ibra vret kafshët!

Lojtar apo menaxher, ai mbetet një…”, – thuhet në postimin e grupit për mbrojtjen e kafshëve. Nuk është hera e parë që ndodh kjo, duke pasur parasysh se tashmë, në qershor 2023, Ibrahimovic u akuzua për vrasjen e kafshëve së bashku me gruan e tij në kohën e lirë.

“Ibra është një maniak i vërtetë gjuetie”, – shkruante në atë kohë lëvizja “Centopercentoanimalisti”. Gjiganti suedez bleu një ishull në Suedi për ta populluar me kafshë dhe për t’i vrarë ato më pas. Ibrahimovic udhëton për të gjuajtur në të gjithë botën dhe deklaron se ëndrra e tij është të vrasë ekzemplarë të specieve më të rralla”.

Fjalë dhe njoftime për shtyp që shoqëroheshin me një pankartë jashtë qendrës sportive “Milanello”. Një betejë që ka rrënjë të thella, siç dëshmohet nga episodi i vitit 2019, kur u shfaq një pankartë me fjalët “Sporti nuk e fshin erën”, pranë një fotoje të Zlatan Ibrahimovicit të lënduar. Tani, historia përsëritet, me menaxherin suedez të Milanit që nuk ka bërë asnjë reagim.