Ish-snajperisti që mban rekordin botëror lëshon ​​një teori shqetësuese: “Sapo e pashë foton, e dija!”


Dallas Alexander është një veteran që kaloi 14 vjet në ekipin e snajperëve të Ushtrisë Kanadeze, i ngarkuar me mbrojtjen e liderëve botërorë, përfshirë kryeministrin kanadez.

Një ish-anëtar i njësisë elite JTF2, i cili tani po bën karrierë si këngëtar i muzikës country, pohon se personi që qëlloi ish-presidentin amerikan Donald Trump “kishte ndihmë” gjatë atentatit.

Alexander bën me dije se 20-vjeçari që qëlloi në tubimin e Trumpit mund të ketë pasur ndihmë nga brenda.

“Kam njohuri për gjëra të tilla dhe e di se si duhet të duket siguria, dhe çfarë ndodhi dje, nuk kam aspak dyshim se sulmuesi kishte ndihmë nga një agjenci, një organizatë apo edhe nga qeveria,” tha ai në një video që ka postuar në profilet e tij në Instagram dhe X.

Hetimi është ende në vazhdim dhe besohet se sulmuesi, Thomas Matthew Crooks, ka vepruar i vetëm.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, Crooks u pozicionua në çatinë e në ndërtese, e cila ndodhet rreth 118 metra larg vendit ku Trump mbajti fjalimin e tij dhe qëlloi drejt skenës. Alexander pretendon se ai nuk duhet të afrohej kaq shumë.

“Sapo pashë atë foto të asaj që ata thanë se kishte ndodhur, menjëherë diçka nuk kishte kuptim për mua. Nuk mund të hipësh në mes të ditës në çatinë e një ndërtese që është vetëm disa qindra metra larg presidentit. Nuk mund të arrini në atë pozicion me një armë, derisa presidenti është duke mbajtur fjalim, gjëja e parë që duhet të bëni është të shikoni çatitë përreth ku ndodhet personi”, tha Alexander.

“Pra, diçka ka ndodhur, por unë nuk po ia drejtoj gishtin askujt. Është shumë e qartë se ky djalë kishte ndihmë nga njerëz të tjerë për të qenë në atë vend në atë kohë. Ose dikush bëri një sy qorr ose ishte planifikuar strategjikisht”, përfundoi ai.

Ai arriti në përfundimin se “i dukej shumë e çuditshme që dikush që u pozicionua aq mirë për t’iu afruar aq afër objektivit më të vështirë në të gjithë botën, do të përfundonte duke e humbur objektivin”.

“Nëse keni aftësi për t’u afruar dhe për të shmangur gjithë atë nivel të sigurisë, të gjitha shtresat e sigurisë që rrethojnë një person kaq të rëndësishëm, atëherë duhet të keni aftësinë për të goditur në shenjë. Kjo thjesht s’ka kuptim,” shpjegoi Alexander, sipas Daily Mail.

Një plumb që ishte qartësisht i destinuar për Trumpin, i kaloi faqes së djathtë dhe e goditi veshin e ish-presidentit.

Alexander ishte një anëtar i njësisë elite të snajperistëve JTF 2, e cila ekzekutoi një goditje rekorde në maj të vitit 2017 duke përdorur një McMillan TAC-50. Plumbi udhëtoi 3.5 kilometra, përpara se të godiste dhe vriste një terrorist të Shtetit Islamik (ISIS) ndërsa ai po dilte nga ndërtesa dhe po shkonte drejt makinës së tij.