Ish-shefi i Twitterit kritikon Muskun: Nuk do të duhej ta blije kompaninë

Ish-kreu i Twitterit, Jack Dorsey, e ka kritikuar hapur shefin e tanishëm, Elon Musk, për menaxhimin e kësaj kompanie.

Ai deklaroi se Musk duhej të ishte larguar nga blerja e Twitterit në 2022-n, ndërsa kritikoi edhe Bordin e atëhershëm, shkroi CNBC-ja.

“Jo, nuk mendoj se ai veproi menjëherë pasi gjërat po përkeqësoheshin. As nuk mendoj se Bordi duhej ta ndalonte shitjen. Gjithçka u përkeqësua. deklaroi ai”, derisa tha se është i kënaqur që po punohet në platformën Bluesky, që është thënë të jetë rivale e Twitterit.

Dorsey dikur e kishte lavdëruar Muskun dhe kishte kërkuar që ai të shkonte në krye të rrjetit social si zgjidhje e vetme. Për Muskun ka kritika të mëdha nga shumë figura publike.

Miliarderi është kritikua për mënyrën e trajtimit të stafit dhe të mediave. Por, të gjitha kritikat dhe ofendimet Musk “i ka tejkaluar” nëpërmjet “memeve” që i ka publikuar në profilin e tij.