Ish shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov doli nga bu*rgu i Shutkës


Sasho Mijallkov i ak*uzuar në shumë raste për kryerjen e veprave pe*nale në Maqedoninë e Veriut gjatë kohës kur ishte në krye të DSK-së dhe partisë VMRO-DPMNE, sot u lirua nga bu*rgu i Shutkës. Ai në orët e mbrëmjes, u përcjell nga bu*rgu i Shutkës me veturë private, pas vendimit të Gjykatës së Apelit në lidhje me ndërprerjen e parabu*rgimit të tij në lidhje me rastin “Parcelat në Vodno”.

Përkujtojmë se Mijallkov këtë muaj dha 11 milionë euro garanci për t’u liruar nga parabu*rgimi në lidhje me rastin tjetër “Thesari”.
Ndryshe, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, do të lirohet nga parabu*rgimi pasi gjykata ka pranuar garancinë e ofruar prej 11 milionë euro. Mijallkov nga 26 shkurti është në parabu*rgim në bu*rgun e Shkupit, ai u dë*nua me tetë vite bu*rg për rastin “Thesar”, për furnizim të pajisjes britanike për ndjekje të komunikimit elektronik për DSK. Gjykim të shkallës së parë prej 12 vitesh bu*rg ka edhe për rastin “Target – Fortesa” për përgjim të paligjshëm ndërsa në rrjedhë janë edhe disa lëndë të tjera për të cilat është i aku*zuar.