Ish-reporteri i luftës, Refsdal: Skeleti i foshnjës tremuajshe ishte pamja më e tmerrshme që pashë në Kosovë

Ish-reporteri i luftës, Paul Refsdal, ka rrëfyer ekskluzivisht në Klan Kosova se si ka xhiruar pamje gjatë luftës në Kosovë.
Në një intervistë me gazetaren Rina Mujku, ai ka thënë se pamja më e tmerrshme që ka hasur gjatë luftës në Kosovë, ka qenë skeleti i një foshnje tremuajshe.

Padyshim që masakrat. Kur e sheh skeletin e një foshnje tremuajshe, ju lutem më thoni kush e vret një foshnje tremuajshe, s’mund ta kuptojë brutalitetin e serbëve në atë kohë. Kur isha brenda zonës në Kleçkë, edhe brenda zonave të refugjatëve, ishte interesante dhe historike të filmoja sepse dokumentimi i asaj ngjarjeje, i të treguarit se çfarë po ndodhë, ishte shumë e rëndësishme”, ka thënë Refsdal.

I pyetur rreth asaj se çfarë i vjen së pari ndërmend kur e kujton kohën e luftës në Kosovë, ai ka thënë se të shohesh një vend duke u çliruar ishte gjëja më e mahnitshme.

“Ajo çfarë kam parë në Kosovë e që nuk e kam parë e që nuk e kam parë në luftëra tjera është fitorja. Zakonisht kryengritësit nuk fitojnë, zakonisht lufta zgjatë për shumë e shumë vite she nuk ka fitues, por kosovarët bënë edhe sakrifica të jashtëzakonshme edhe ishin me fat, për shkak se NATO ishte në anën tuaj. Të shihja fitoren, ishte emocionuese për mua, takimi mes të mbijetuarve që ktheheshin nga malet dhe takoheshin me UÇK-në ishte shumë e fuqishme, e mahnitshme”, ka shtuar ai.