Ish-punonjësi i SHIK-ut: Shërbimi maqedonas ja sa pagoi për vrasjen e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt


Ish eprori i lartë i UÇK-së, G2, TMK-së dhe pjesëtari i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Naim Miftari përmes një dëshmie ekskluzive, shpalos informacione tronditëse që thotë se i posedon lidhur me vrasjen e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecaj.

Duke reaguar ndaj spekulimeve se Begu e Mirsadi kanë reketuar funksionarë të BDI-së, Miftari thotë se situata është e kundërt: se policia sekrete maqedonase, përmes “dy njerëzve të afërt të Ali Ahmetit” ka ofruar dy milionë euro për vrasjen e Begut e Mirsadit.

Në vazhdim u sjellim dëshminë e tij të plotë, dërguar te “Lajm”-i në mënyrë elektronike.

“Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj kanë qenë të denuar me vdekje nga shërbimi sekret maqedon akoma pa arritë në konfliktin e Kumanovës. Mos e harroni këtë fjali: shërbimi sekret maqedon, i afërt me disa (s’pakut dy) bashkëpunëtorë të Ali Ahmetit, kanë kërkuar disa muaj ma herët ”vrasës”, njerëz të luftës nga Kosova që ti vrasin Mirsad Ndrecajn dhe Beg Rizën dhe disa tjerë. Por nuk i ka degjuar askush dhe aty del në skenë dy milonëshi i famshëm, që u premtu nëse vriten këta trima ! Shikone zëdhansin e MPB të Maqedonisë, gjatë terë kohes të konflikti në Kumanovë shumica e komentev të MPB, kan qenë rreth komandant Nato-Mirsad Ndrecaj dhe Begu-Beg Riza.

Shumica e përgjigjeve janë: – kanë qenë, jo nuk janë; – jo si kem arrestu; – jo nuk janë në listën e emrave te të vrarëve; – jo nuk e dim ku janë; (tanë kohen e kanë ditë mirë se ku janë)”, shkruan Miftari.