Ish-prokurorja Vilma Ruskoska: Grubi bëri një gabim të madh që iku nga Maqedonia

Ish-prokurorja Vilma Ruskoska mendon se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi ka bërë një gabim të madh që ka lënë shtetin dhe vlerëson se “nëse do të qëndronte këtu, gjasat që t’i caktohej paraburgim do të ishin shumë të vogla”.
Paraburgimi, theksoi ajo, caktohet për tre baza – ndikimi te dëshmitarët, rreziku i arratisjes dhe mundësia për përsëritjen e veprës.

– Nëse ai do të ishte këtu, cili do të ishte rreziku i arratisjes, kur e gjithë familja e tij është këtu? Gjithashtu, nuk mund ta përsërisë veprën, pasi nuk është më në atë funksion. Arsyeja e tretë mbetet ndikimi te dëshmitarët, por ndikimi te dëshmitarët mund të bëhet edhe në mënyra të tjera, tha Ruskoska në një paraqitje në TV Telma.

Për ish-zëvendëskryeministrin e parë në Qeveri, është shpallur fletarrest mbrëmjen e sotme, ashtu si edhe për ish-drejtorin e Lotarisë së Shtetit, Përparim Bajrami.

Të dy, bashkë me gjashtë persona të tjerë, përfshirë ish-kryeministrin Dimitar Kovaçevski, janë të dyshuar për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti në rastin e Lotarisë së Shtetit.