Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar sot me ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Përmes një postimi në Facebook, Jahjaga ka thënë se me Hillaryn kanë folur për të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballemi në Kosovë dhe rajon.
“Gjithmonë falënderuese për rolin kyç që sekretarja Clinton dhe administratat amerikane e kanë luajtur për të sjellë paqe në Kosovë dhe për të na ndihmuar në shtet ndërtimin tonë. Pas tërë këtyre viteve miqësia jonë vazhdon të jetë e fortë dhe është simbol i miqësisë së pathyeshme mes Kosovës dhe SHBA-ve”, ka shkruar Jahjaga.