Ish-presidenti ukrainas, Poroshenko: “Njerëzit po e shkrijnë borën për ta bërë ujë”

Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka folur për BBC nga Kievi, pasi është kthyer nga përpjekjet për të ndihmuar në evakuimin e civilëve në Irpin, i cili është 20 km në veriperëndim të kryeqytetit.
Ai tregon për “krizën katastrofike humanitare” në Irpin, duke thënë se njerëzit kanë shkrirë borën për të pirë ujë dhe se nuk ka energji elektrike, nuk ka ngrohje, nuk ka ushqim dhe nuk ka ilaçe.

I pyetur nëse besonte se Kremlini do të respektonte armëpushimet në qytetet kyçe dhe do t’i mbante të hapura korridoret humanitare, Poroshenko thotë se kur ishte në pushtet ai kishte përvoja shumë “negative” me Vladimir Putinin dhe paralajmëroi botën të mos i besonte presidentit rus.

Ai i kërkon të gjithë botës që t’i bashkohet ndalimit SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe për naftën ruse dhe lëvizjes së BE-së për t’i dhënë fund varësisë së saj në gazin rus, duke thënë se është “imorale” që vendet t’i paguajnë para Putinit për vrasjen e qytetarëve ukrainas.

Ai këmbëngul se është “absolutisht e nevojshme të mbyllet qielli” me zona të ndaluara për fluturime mbi stacionet e energjisë bërthamore pasi kontaminimi bërthamor “nuk ka kufij”.
NATO deri më tani ka përjashtuar vendosjen e një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, mes shqetësimeve se kjo do ta tërheqë aleancën ushtarake në luftë me Rusinë. Por Poroshenko argumenton se NATO është tashmë e përfshirë në konflikt.

Ukrainasit, thotë ai, po luftojnë për lirinë, demokracinë dhe për NATO-n duke e bërë Rusinë më të dobët dhe duke e bërë Evropën më të sigurt dhe “duke paguar [të] me çmimin më të madh që munden – jetën dhe gjakun e tyre”.