Ish Presidenti ngre alarmin për qytetin shqiptar që po zhduket çdo ditë: Flisni!


Ish Presidenti Bujar Nishani ngre alarmin dhe kërkon që qytetarët të flasin për qytetin e Gjirokastrës që po degradon dhe zhduket nga pak cdo ditë, sic shkruan Nishani në një postim në rrjetet sociale. Sipas Nishanit, “makutërit në pushtet duan të zhdukin çdo gjë”.

POSTIMI I PLOTE:

Gjirokastra e vjetër, një perlë nga fare të paktat, (që ne shqiptarët trashëguam nga historia jonë shumë e vjetër por me pak dëshmi), po degradon dhe zhduket nga pak çdo ditë.

Duan të na fshijnë edhe historinë edhe trashëgiminë edhe civilizimin.

Duan vetëm kulla, beton, para, pisllëk, kaos.

Ti mbrojmë ato pak prova të trashëgimisë së qytetërimit tonë që na kanë mbetur.

Makutërit në pushtet duan të zhdukin çdo gjë.

Ata, atë standard kanë.

Qytetarët të flasin.