Ish presidenti i Serbisë: Nënshkrimi në Uashington njohje implicite e Kosovës

Presidenti i Partisë Socialdemokrate të Serbisë, Boris Tadiç, vlerësoi se marrëveshja e nënshkruar kohët e fundit në Uashington është “katastrofike”, sepse, sipas tij, ajo përfaqëson një “akt të vogël të njohjes së nënkuptuar”. Ai deklaroi në emisionin “Përshtypja e javës” se fakti që Kosova nuk u përfaqësua në negociatat me një “yll”, që nënkupton një qëndrim neutral ndaj statusit të saj, do të thotë se Kosova “është trajtuar si një entitet i pavarur ndërkombëtar”.

“Çdo akt i njohjes së nënkuptuar është një hap drejt njohjes ligjore të detyrueshme. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, çdo akt interpretohet si një situatë e re faktike”, tha Tadiç, transmeton “Danas”. Ai tha edhe se është e pavërtetë që pika mbi njohjen e Kosovës, “pika 10”, siç u quajt nga media dhe përfaqësuesit e ekipit negociator, ishte fare një njohje ligjërisht e detyrueshme, dhe se kishte të bënte me pakicat.

Marko Milanoviç, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Nottinghamit, nuk u pajtua me vlerësimin se Serbia e ka njohur në mënyrë implicite Kosovën në negociata. “Njohja e detyrueshme ligjore (nuk funksionon) hap pas hapi … Nuk mund të ndodhë që të njihni shtetin milimetër për milimetër. Qeveria e Partisë Demokratike shpenzoi shumë kohë në mënyrë që ata të mos i bëheshin vërejtje se në mënyrë implicite e kanë njohur Kosovën, por ai yll nuk vlen asgjë,” tha Milanoviç.

Sipas tij, rezultati i marrëveshjes mund të jetë i trefishtë – vazhdimi i status quo-së dhe konfliktit të ngrirë, një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme që nuk do të jetë marrëveshje ndërkombëtare ose njohje eksplicite përmes një marrëveshjeje ndërkombëtare. Milanoviç vlerësoi gjithashtu se Serbia nuk fitoi asgjë me marrëveshjen në Uashington, si dhe se Shtetet e Bashkuara fituan më shumë sesa të dy palët në kontest.

“Shitësit të cilëve nuk u besohet paraqet pika e cila drejtpërdrejt synon Huawein.” “Presidenti Vuçiq nuk na tha asgjë… E njëjta gjë ka ndodhur kur para do kohë (Mbretëria e Bashkuar) ua bëri të ditur qytetarëve të saj se heqja e pajisjeve të Huaweit do t’u kushtojë qytetarëve (në afat të shkurtër) dy miliardë, ndërsa tërë ekonomisë (gjithsej) shtatë miliardë. Ne presidenti Vuçiq nuk ka ka thënë asgjë”, tha Milanoviq.

Profesori asistent në Fakultetin e shkencave politike Milosh Hërnjaz tha se formulimi “marrëveshje ndërkombëtare e detyrueshme ligjore” mund të interpretohet si një sinonim për një marrëveshje ndërkombëtare, se po shkohet drejt saj, por se është më e rëndësishme se si Beogradi dhe Prishtina do t’ua paraqesin rezultatet e bisedimeve opinionit të tyre publik.

Ai shtoi se më e rëndësishme se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është se kjo mund të nënkuptojë një kthesë në marrëdhëniet ndërkombëtare drejt Shteteve të Bashkuara dhe se është e rëndësishme ajo që Serbia merr nga premtimi për bashkëpunim ekonomik.

“Dhe ju merrni një letër … Tri agjenci përmenden në tri pika, por nuk ka asnjë premtim nga SHBA-të … Është e mundur që ne mund të marrim diçka në planin afatmesëm, por do të duhej të merrni diçka më të fortë në këmbim, përveç premtimit të presidentit të SHBA-së Donald Trump, një njeri i paqëndrueshëm (i cili mund të humbasë zgjedhjet e ardhshme) “, tha Hërnjaz.