Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi lajmërohet nga Haga.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është lajmëruar nga Haga.
Thaçi ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku shihet i rrethuar nga qytetarët
Në fotografinë e publikuar, Thaçi ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët, të cilët kanë shkruar se lu*fta e UÇK-së ishte e drejt dhe për liri.

Këtë fotografi, Thaçi e kishte realizuar muaj më parë, kur atij i ishte bërë një pritje nga qytetarët pasi kishte përfunduar intervistimin e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Ndryshe, Thaçit sot i është konfirmuar aktakuza nga Specialja, pas kësaj ai ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit.

Thaçi para se të nisej për në Hagë u bërë thirrje qytetarëve që të mos e humbin shpresën, durimin dhe besimin.
“Iu falënderoj për besimin sepse kjo nuk është lamtumirë, por vetë mirupafshim. Do të shihemi prapë e do të dalim faqebardhë, ky është premtimi im për ju”, kishte thënë ai.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.462757960461235/4582141541856169