Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi feston ditëlindjen e 53-të në Hagë

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, feston sot ditëlindjen e 53-të. Ky për përvjetor Thaçin e gjen në Qendrën e Parabu*rgimit në Hagë ku ndodhet nga nëntori i vitit të kaluar. Aktak*uza ndaj tij është ngritur në po këtë datë, para një viti.

I vetmi mik që do të këtë mundësi ta urojë për këtë ditë të veçantë nga afër, do të jetë ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, i cili po mbahet bashkë me të në Qendrën e Parabu*rgimit në Hagë.
Thaçi po mbahet në parabu*rgim që nga 5 nëntori i vitit të kaluar. Në po këtë ditë, ai dha dorëheqjen nga posti i Presidentit të Republikës së Kosovës dhe u transferua për në Hagë. Përveç Thaçit, aktak*uzë është ngritur edhe ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me kr*ime lu*fte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mi*zor, to*rturës dhe vr*asjes së paligjshme dhe kr*imet kundër njerëzimit të bu*rgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, to*rturës, vr*asjes së paligjshme, zhd*ukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.