E vogla që pas ndarjes së prindërve disa vite më parë, jeton me aktoren dhe familjen e saj të re. Aleksi në një postim së fundmi tregon se ka një vit pa e parë nga afër.
Aleksandër Varfaj, i njohur nga publiku si ish-partneri i Rudina Dembacajt duket se nuk ka fare kontakt me vajzën e tyre, Viktorian.
E vogla që pas ndarjes së prindërve disa vite më parë, jeton me aktoren dhe familjen e saj të re. Aleksi në një postim së fundmi tregon se ka një vit pa e parë nga afër.
“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli,”-shkruan ish-partneri i Rudinës në Instagram krahas një fotoje me të bijën.
Nuk dihet si qëndron e vërteta, nëse Rudina e lejon ish-partnerin ta takojë të bijën apo jo. Pritet një sqarim edhe i aktores për ndjekësit e saj, të cilët janë kuriozë të dinë se ç’ka ndodhur mes të dyve. Sakaq Rudina Dembacaj është e martuar me Mark Frrokun.