Ish-partneri i reagon publikisht banores së Big Brother: Nuk e di ku është vajza, kujt ia ke lënë

Ish-partneri i Ledjona Xheladinajt ka hedhur poshtë deklaratat e bëra nga gazetarja në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.

Pak ditë më parë, Ledjona u shpreh se më babanë e vajzës së saj ruan marrëdhënie të mira dhe komunikim të vazhdueshëm.

“Patjetër që e kam xhan babain e vajzës, kam kaluar momentet më të bukura. Është babai i fëmijës tim, asnjëherë nuk e kam menduar, kemi edhe komunikim për vajzë. Është me dikë tjetër, ka krijuar jetën e vet. Kjo është e rëndësishme për fëmijën. Sido që të jetë puna nuk mund t’i mohosh babain ose nënën”, ka thënë ajo.

Por, në një reagim në rrjetet sociale, ish-bashkëshorti pretendon të kundërtën. Ai e quan gazetaren investigative mashtruese dhe thotë se ajo nuk e lejon të shohë vajzën.

“Sa fallco që je, pse mashtron dhe të beson një publik i tërë ty kur unë si prind nuk e di ku jeton vajza ime dhe më ke e ke lënë ti, sepse ti vajzë s’ke komunikim me mua fare dhe çupkës ia ke prerë komunikimin me mua. Mos u shtir aty se e dinë të gjithë çfarë baba isha unë dhe jam unë dhe sa pranë i kam qëndruar asaj vajzës që ti i ke futur sot urrejtje për mua. Para disa ditësh, ti kë hapur një padi për të marrë çupën pa firmën time, pse s’i tregon realitetin aty”, shkroi ai.