Ish-oficeri i zbulimit: Këta dy politikanë të Kosovës qëndrojnë prapa rrëzimit të Kurtit

Hajro Limaj, ish-oficer i zbulimit, ka akuzuar “gardën e vjetër – çlirimtarët” e Kosovës, për rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit.
Këtë Qeveri, Limaj e vlerësuar si më të mirën e pas luftës.

Ai ka akuzuar Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin, si “dy skenaristët e të gjitha të këqijave në Kosovë”, të cilëve sipas tij, “po iu afrohet laku në grykë”.

Reagimi i plotë i Limajt:

Tradhtia është kanceri më i madh që mund të ketë një komb. Si të gjithë popujt e tjerë që në gjak e kanë tradhtinë, njësoj edhe populli shqiptar e ka tradhtinë në gjakun e saj Kuq e Zi. E sidomos tradhtia më e madhe, qëndron tek elita politike që në vend të bashkimit të popullit, ata vetëm e përçajnë atë! Ky është qëllimi i tyre i famshëm. Shikoni se çfarë po ndodh këto ditë në Kosovë.

Garda e vjeter, “çlirimtaret “pushtues të Kosovës duke parë se me ligjet që po kalonin në kuvend dhe vendimet e qeverisë po u ngushtohej laku në grykë dhe po afrohej dita që do të jepnin lLogari, rrëzuan qeverinë më të mirë të pas luftës, të Albin Kurtit me jetë 50 ditore, në kohën e Luftës Biologjike Botërore, kur virusi COVID-19 po përhapet me shpejtësi në botë dhe me mijëra njerëz po largohen nga jeta. Jo i tha Gjermania, Franca, Anglia e shumë shtete të BE-së Thaçit dhe Mustafës, por këta dy skenaristë të të gjitha këqiave në Kosovë, nuk kishin hallin e popullit të vuajtur të Kosovës, por hallin e tyre që po ju afrohej laku në grykë.