Ish-ministri Zemaj përlotet kur pyetet si i priste rezultatet e të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është përlotur kur është pyetur se si i priste rezultatet ditore të të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19, gjatë kohës sa ishte ministër, raporton Express.
Zemaj ka thënë se kjo ka qenë shumë e vështirë për të, derisa ka treguar se gjatë asaj kohe donte të ishte i vetëm në zyrë.

“Ka qenë e vështirëe. Nuk kam fol asnjëherë për këtë temë. Është tepër e vështirë me udhëheq me një dikaster, kur në fund të ditës ke me numëru sa persona e humbin jetën nga një sëmundje, që e kishte kaplu gjithë botën, që shkaktonte nervozë, shkaktonte presion…nuk e di ndoshta ishte ajo pjesa jo vetëm e emocionit, sepse mdoket ndonjëherë i humb edhe ndjenjat normale, duke parë e përjetuar nga vizitat që i kam pas.

Unë kam qenë edhe pjesë e luftës, por kjo ka qenë me thanë të drejtën…kur vijke ajo ora e paraqitjes së rezultateve, është një shok i imi, Rafeti ka qenë afër meje edhe e dërgojsha në zyrën operative. Me të thënë të drejtën, ai ishte momenti kur nuk dojsha me qenë askush në zyre, edhe e shihsha kur vijke e shihsha prej mimikës së tij, cili është rezultati, Nuk e kisha problem numrin, por thojke kanë vdekë tre persona, katër persona, mosha, gjinia. Por, cdoherë kjo ishte edhe njëfarë vullneti me punu sa ma shumë, që me mbajtë sa më shumë njerëz në jetë”, ka thënë Zemaj.