Ish ministri Spirto Ristovski do të dëshmoj për “Organizatorët e 27 prillit”


Pas shtyrjes dymujore të seancës gjyqësore për “Organizatorët e 27 prillit”, sot në Gjykatën Pe*nale-Shkup, është paraparë që dëshmi të jap i ak*uzuari Spiro Ristovski. Rastin në fjalë e udhëheq gjykatësi Ilija Trpkov, ndërkohë që përfaqësues i prokurorisë është prokurorja Katerina Kollarovska.

Seanca e fundit gjyqësore për këtë rast u mbajt më 25 mars. Të ak*uzuar në këtë rast janë edhe ish kreu i Kuvendit Trajko Veljanoski, ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DSK-së Vlladimir Atanasovski.