Cristiano Ronaldo njihet për perfeksionin që kërkon kur vjen puna te mirëmbajtja e trupit.Në botën e futbollit është e vështirë të gjesh dikë më të mirë se ai në këtë aspekt, megjithatë së fundmi luzitanin e sfidon ish-lojtari i Bayern Munich, Ze Roberto.
47-vjeçari e pranon se Ronaldo ka një fizik të mirë por shprehet se mbetet për t’u parë nëse sulmuesi i Manchester United do t’ia dalë të luajë deri në moshën 43-vjeçare ashtu siç ka bërë ai. Sakaq, Ze Roberto ka treguar edhe disa nga sekretet për një fizik të mirë, ku thekson se nuk konsumon alkool.
“Unë nuk pi alkool apo cigare, por mbi të gjitha ushqehem dhe fle shumë mirë. Kjo është e rëndësishme për të qenë mirë fizikisht. Edhe familja të jep një siguri të madhe, këto kanë qenë arsyet pse unë luaja deri në moshën 43-vjeçare.
Unë them se kam një fizik më të mirë se Ronaldo, vetëm nëse ai arrin del të luajë deri në moshën 43-vjeçare atëherë mund ta pranoj se ka një fizik më të mirë se unë”, u shpreh Ze Roberto, i cili ka një CV të pasur teksa gjatë karrierës së tij ka fituar Champions League dhe La Liga me Real Madrid, ndërsa me Bayern ka festuar katër here titullin në Bundesligë.