Ish-kyeministri Fatos Nano shtrohet në spital

Ish-Kryeministri Fatos Nano ndodhet i shtruar prej disa ditësh në Spitalin Hygeia në kryeqytet.
Sipas Klan News, Nano ndodhet në reanimacion prej 1 jave. Sipas mjekëve, ish-Kryeministri 70-vjeçar u paraqit në spital me insuficencë respiratore dhe aktualisht është i intubuar.

Por përpjekjet e mjekëve kanë nisur të japin rezultate pozitive dhe parametrat jetësore të ish-Kryeministrit Nano janë përmirësuar dhe niveli i oksigjenit në gjak është rritur.
Burime nga spitali thonë për Klan News se Fatos Nano është drejt përmirësimit, gjithsesi mbetet me prognozë të rezervuar.