Ish-kryetari i VV-së godet Kurtin: E dhurove gjysmën e rrogës për marketing

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje publikisht ka treguar se do të dhurojë gjysmën e pagës së tij si ndihmë për luftën kundër pandemisë COVID-19.

Bërjen publik të një vendimi të tillë, ish-kreu i VV-së, Visa Ymeri, po e cilëson si marketing politik.

Ymeri ka thënë se s’ka qenë e nevojshme që të bëhet publik një veprim i tillë i Kurtit, por megjithatë shton se një gjë të tillë kryeministri në detyrë e ka shfrytëzuar për të fituar poena politik.

“A ka qenë e nevojshme me e publiku dhënien e gjysmës së rrogës për luftë kundër Covid-19? Nuk ka qenë e nevojshme. Por pastaj, ka qenë e nevojshme. Sepse mbetesh pa PR”, ka shkruar Ymeri./Insajderi