Ish-kryetari i BIK’ut në Pejë shkon në dasëm, madje pa asnjë masë mbrojtëse

Megjithëse Qeveria i ka ndaluar dasmat, ato akoma nuk po ndalen. Në shumë vende në Kosovë po oraginozohen dasma me një numër të madh të të ftuarish madje në bazë të fotografive që publikojnë në rrjetet sociale asnjë nga mysafirët nuk ka masat mbrojëse, për t’u ruajtur nga koronavirusi.
Kështu, me këtë sjellje të pahijshme për një hoxhë dhe të rrez*ikshme si një qytetar ka vepruar edhe Nexhmedin Hoxhaj nga Peja, i cili dikur ishte edhe kryetar i BIK’ut në këtë qytet.

Ai ka marrë pjesë në një dasëm, madje nuk ka asnjë masë mbrojtëse. Hoxha ka uruar çiftin e ri dhe shihet që është i rrethuar me disa persona të cilët poashtu nuk kanë maska dhe janë ulur shumë pranë njëri-tjerit pa respektuar distancën fizike.
Dasmat janë të ndaluara me vendimin e ri të qeverisë në masat kundër përhapjes së Covid-19, madje edhe bartja e maskave është bërë e obligueshme dhe në rastet ku nuk respketohen këto masa pasojnë edhe dënimet.