Ish-kryeministri Kovaçevski dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të LSDM-së, këtë e kërkoi edhe nga anëtarët tjerë të partisë

Në seancën e sotme të Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski konfirmoi dorëheqjen nga posti i kryetarit të LSDM-së, të cilën e kishte shpallur më 8 maj, si akt tejet moral.

“Në përputhje me nenin 68b, paragrafi 3, në bazë të rezultateve nga zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 2024, dhe në bazë të pasivitetit të theksuar nga një pjesë e anëtarëve dhe simpatizantëve të LSDM-së, duke përfshirë edhe një pjesë të madhe edhe të funksionare të zgjedhur dhe emëruar në nivel qendror dhe lokal, si një akt të lartë moral, largohem nga funksioni Kryetar i LSDM-së”, njoftoi Kovaçevski.
Kovaçevski kërkoi që një dorëheqje të tillë në organet e partisë ta ofrojnë të gjithë anëtarët e saj në radhitje vertikale.