Ish-kryeministri i vendit me shumicë islame: Myslimanët kanë të drejtë të vr*asin miliona francezë

Ish-kryeministri i Malajzisë, shtet që ka shumicë myslimane, ka nxitur reagime të ashpra pasi tha se myslimanët kanë të drejtë të vr*asin miliona francezë për shkak të masa*krave të së kaluarës.
Përmes një vargu postimesh në Twitter, që i publikoi pak orë pas su*lmit në Francë, Mahathir Mohamad, 95 vjeç, e kritikoi presidentin francez, Emanuel Makron, ndërsa Francën e akuzoi se ka histori të mas*akrave.
“Makroni nuk po tregon që është i civilizuar. Ai është shumë primitiv që po i fajëson fenë islame dhe myslimanët për vr*asjen dhe fyerjen e mësuesit. Kjo nuk është brenda mësimeve të Islamit”, shkroi ai.

“Por në kundërshtim me religjionin e deklaruar, njerëzit e zemëruar vrasin. Në rrjedhën e historisë, francezët kanë vr*arë miliona njerëz. Shumë prej tyre ishin myslimanë. Myslimanët kanë të drejtë të jenë të zemëruar dhe të vr8asin miliona francezë për mas*akrat në të kaluarën”, shkruhet në postimit e politikanit të moshuar.

Sipas tij, pasi presidenti francez i fajësoi të gjithë myslimanët dhe fenë e tyre për atë që ka bërë një person i zemëruar, myslimanët kanë të drejtë që t’i ndëshkojnë francezët.
Ndryshe, su8lmi me thikë në Nice, që ndodhi në mëngjesin e së enjtes, i la tre të vdekur dhe disa të pla*gosur. Raportohet se dy vik8timave u është hequr koka nga su*lmuesi që është pla8gosur dhe arr*estuar nga policia. Autoritetet besojnë se ky akt i plotëson kushtet për t’u cilësuar su8lm te*rrorist.