Ish-konkurrentja e Për’puthen flet për “kontratat e frikshme”

Zbulimi i lidhjes së fshehtë mes Beartit e Teas dhe asaj të stisur midis kësaj të fundit dhe Andit ka përfshirë edhe shumë ish-konkurrentë e konkurrentë të “Për’puthen”, të cilët kanë zgjedhur të reagojnë mbi situatën në fjalë. E fundit që i është shtuar listës së reagimeve të ish-pjesëtarëve të emisionit është edhe Fjorela Peto.

Përmes një postimi në InstagramStory, Peto hedh poshtë versionin e Andit dhe Teas, ku sipas tyre ishte kontrata me formatin ajo që i mbante lidhur dhe i detyroi për kaq kohë të heshtnin. Peto thotë se askush nuk të detyron të bësh gjëra që nuk do, të paktën atë nuk e kanë detyruar kurrë.

“Të shumtë janë ata që më pyesin rreth ndodhive të fundit që kanë ndodhur me kokurrentët e “Për’puthen”. Unë nuk di se çfarë të them, pasi nuk mund të flas në emër të personave që kanë qenë protagonistë në ngjarjet e fundit, sepse janë ata që marrin vendimet dhe për çdo veprim mbajnë përgjegjësitë e tyre.

E vetmja gjë që mund të them nga eksperienca ime në “Për’puthen” është se unë në atë reality-show kam bërë çfarë kam dashur pa qenë nën presionin e askujt, sepse askush nuk mund të më detyrojë mua të bëj një veprim kundër dëshirës sime. Të paktën mund të flas për veten time, që tek unë nuk ka guxuar njeri të më thotë të bëj skenar”, shprehet Fjorela, e cila muaj më parë u largua nga “Për’puthen”, pasi deklaroi se kshte njohur dikë jashtë.