Ish-konkurrenti i “Për’puthen” publikon audio-incizimin e autores së emisionit


Para disa ditësh, Erjon Geca, ish-konkurrent në “Për’puthen” paralajmëroi Olsa Muhametin se do të publikonte një bisedë telefonike që ajo ishte në dijeni për konkurrentët.
Ai u shpreh se Olsa e ka ditur prej kohësh gjithçka që ndodhte dhe se i ka mbajtur brenda konkurrentët për klikime.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme ai publikoi disa pjesë të audio-incizimit të autores së emisionit e cila fliste për eliminimin e Erjonit dhe për konkurrentet të cilët bëjnë lojëra jashtë, shkruan Express.
“Do të shikosh nesër në program do të jetë një paralajmërim, e lëmë të jetë dikush nga Tea, Andi ose dikush nga ana që ka ndikim, kushdo cofte të përjashtoj nga programi se unë ‘Për’puthen’ nuk e shkatërroi për njerëzit që bëjnë lojëra jashtë”, dëgjohet duke thënë Olsa.

Ndërsa ai i thotë se të gjithë konkurrentët i ke që bëjnë lojëra jashtë, ajo vazhdon duke thënë:
“Kjo që po ndodh, i kam thënë edhe atyre brenda se përçarja se do të ndodhë do të jetë kaq e fuqishme sa do ti themi të gjithëve shumë keq, dhe i pari që do të flasi do kaloj në proces gjyqësor me TopChannel, dhe unë e kam ndarë dhe i kam thënë”, tha Olsa.

Pas këtyre audio incizimeve, Erjoni ka postuar edhe një foto duke treguar se aty dëgjohet mirë sesi i shkelin rregullat nga vetë ata që i kanë vendosur.
“Ktu dëgjohet mire sesi shkelen rregullat nga vete ata qe i kane vendosur nuk bën eliminimet e duhura por vazhdoni dhe i mban edhe me ane te PRESIONIT konkurrentet per tua shfrytëzuar imazhin qe te marrin klikime sa me shume duke mashtruar publikun si diçka reale per arsye përfitimi”, ka shkruar ai.

“Ndërsa ata që nuk pranojnë eliminohen edhe pa arsye thjeshte me justifikim nëse ne vazhdim nuk respektohen rregullat që janë bërë publike dhe nuk pastrohet ai vend që të dali diçka reale dhe e bukur sic i ka hije dashurisë atëherë do të jetë publiku që do e bëjë kte gjë pasi do dalin shumë e shumë gjera tjera”, shtoi ai.

Gjithashtu ai ka cekur se padrejtësitë ndaj tij që janë bërë nuk do t’i fal dhe do të reagojë në rast se nuk ndodh pastrimi i konkurrentëve.
“Presim pastrim dhe diçka reale shpresojmë të ndodh, nëse nuk ndodh drejtësi reagimi im do të jetë i menjëhershëm, padrejtësitë ndaj meje nuk i fal keni gabuar”, përfundoi ai.

Të gjitha këto skandale kanë dalur në shesh pasi dyshja Andi – Tea dolën çift nga emisioni, por që kjo e fundit kishte një lidhje jashtë me ish-konkurrentin Beartin.