Ish-komandanti i UÇK-së për deklaratat e Gashit: VV-ja është kontaminuar me teori serbe

Ish-komandanti i UÇK-së për deklaratat e Gashit: VV-ja është kontaminuar me teori serbe

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hisen Berisha, i ka quajtura të papranueshme deklarata e Shkëlzen Gashit, këshilltar i kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Gashi një ditë më parë tha se tha se pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime ndaj 1000 serbëve në Kosovë.

Berisha tha se ofendimet që i bëhen luftës dhe pjesëtarëve të UÇK-së do të duhej të trajtoheshin me ligj të veçantë.

Mes tjerash, Berisha tha se Vetëvendosje është kontaminuar me teori serbe, ngase sipas tij, këshilltarë i një Qeverie është në pozitë të njëjtë me një ministër.

“Paraqitja e Shkëlzen Gashit në mbrojtje të tezave serbe se UÇK-ja paska bërë krime duhet parë nga prizmi politik dhe kontekstual mes serbëve dhe shqiptarëve. Shkëlzen Gashi vendosi në gojën e tij shpifje serbe se shqiptarët po i masakrojnë që nga beteja e Kosovës 1389 djepin e Serbisë siç e kanë ata zhargon”.

“Çështja e fyerjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të duhej të ishte çështje trajtimit ligjor. Niveli kaq i lartë në Lëvizjen Vetëvendosje është i kontaminuar me teori serbe ngase këshilltarë i një Qeverie është në pozitë të lartë me pozitën e një ministri”, shtoi Berisha.

Sipas tij, është shqetësuese heshtja e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit për deklarimet e Gashit. Berisha i ka bërë thirrje Prokurorisë të nisin hetimet për këtë deklaratë.

Ai tha se UÇK-ja asnjëherë nuk ka kaluar kufijtë për të ushtruar gjenocid ndaj Serbisë, por e ka mbrojtur pragun e shtëpisë.

“Heshtja e Kurtit deklarimi i Gashit dhe reagimi i Konujfcës besoj është e qartë çka do të duhej të veprohej”.

“I bëjë thirrje Prokurorisë të Kosovës të nisin procedurat juridike bazuar në ligjet në këtë deklaratë. Vetëm gjykata dhe drejtësia duhet të veprojë. UÇK-ja asnjëherë nuk ka kaluar kufijtë për të ushtruar gjenocid ndaj Serbisë, por e ka mbrojtur pragun e shtëpisë”.

“Bota i njeh masakrat si në fshatin Mehë të Gjakovës, në Drenicë, në Reçak dhe Izbic për të cilat Gashi duhet të na tregojë se cilët serbë qenkan dënuar për këto krime ndaj shqiptarëve”.

“I bëjë thirrje shqiptarëve të krenohen me luftën e UÇK-së. Kjo është çështje politike që po përpiqet ta njollos themelin e lirisë që gëzojmë ne sot”, shtoi ai.