Ish- komandanti i UÇK-së, Nazim Bushi do të marr detyrën e zëvendësministrit në MPB

Nazim Bushi tashmë është zyrtarizuar në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) për postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).

Ai njihet si ish-komandanti i brigadës 114 të UÇK-së që ka vepruar në rajonin e Karadakut të Kumanovës dhe Shkupit. Gjatë konfliktit të vitit 2001 ai braktisi radhët e Armatës së Maqedonisë duke iu bashkuar UÇK-së. Gjatë periudhës së viteve 1987-1991 ka qenë pjesë e stafit të oficerëve në Aeroportin e Armatës së Jugosllavisë, pas pavarësimit të Maqedonisë ka vazhduar në Aeroportin e Shkupit.

Pas mbarimit të konfliktit nga viti 2002 ka qenë ndër udhëheqësit e Këshillit gjyqësor republikan për siguri në trafik në MPB, më pas zëvendësdrejtor në Agjencinë për Shpëtim dhe Mbrojtje të Qeverisë së Maqedonisë. Ai ka qenë i angazhuar edhe në cilësinë e këshilltarit në disa institucione, duke vijuar më në fund me angazhim në Telekomin e Maqedonisë, i emëruar nga Qeveria.

Deri tani ka qenë në detyrën e drejtorit të bordit të Telekomit të Maqedonisë.