Ish-komandanti i UÇK-së arr*estohet në Belgjikë

Pjetër Shala, i njohur si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me nofkën “Komandant Ujku”, është arr*estuar sot në Belgjikë, në bazë të një urdhër-arr*esti të lëshuar nga Gjykata Speciale e Hagës.

Gjatë kohës së luf*tës ai ka qenë i angazhuar në zonën e Dukagjinit si komandant në fshatin Dujakë.

Në shkurt të vitit 2019, ai ishte intervistuar nga hetuesit e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara të Kosovës, në cilësinë e të dyshuarit.

Sipas njoftimit, Pjetёr Shala akuzohet për kr*ime luf*te të kryera kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999.

Njoftimi i plotë:

Vik*timat mund të bëjnë kërkesë për pjesëmarrje në procedimin e çështjes së Prokurorit të Specializuar kundër Pjetёr Shalës Personat të cilët besojnë se kanë pësuar drejtpërsëdrejti dëm prej kri*meve të përfshira në një aktakuzë të konfirmuar para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), mund të paraqesin kërkesë për pjesëmarrje në proces gjyqësor. Me publikimin e aktakuzës së konfirmuar kundër Pjetёr Shalës për kri*me lu*fte që pretendohet të jenë kryer kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri) përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, tashmë është i çelur procesi i paraqitjes së kërkesave të vikt*imave për pjesëmarrje në procedimin e kësaj çështjeje. “Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar u jep vik*timave të kri*meve brenda juridiksionit të DHSK-së disa të drejta. Ligji u mundëson vik*timave të marrin pjesë në procese dhe të dëgjohet zëri I tyre. Ky është një element shumë i rëndësishëm i proceseve gjyqësore,” deklaroi Kryetarja, Ekaterina Trendafilova. Vik*timat pjesëmarrëse përfaqësohen në grup përmes një avokati, që gjithashtu quhet mbrojtës i vik*timave. Mbrojtësi i vikt*imave i informon vikt*imat se çka ndodh gjatë gjykimit, dëgjon mendimet dhe brenga e tyre dhe ua përcjell këto mendime dhe brenga gjykatësve. “Kemi bërë përpjekje të shumta që të informojnë publikun në përgjithësi dhe vik*timat e mundshme mbi mundësinë e pjesëmarrjes së vi*ktimave dhe mënyrën e paraqitjes së kërkesave për pjesëmarrje. Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave tashmë është e gatshme të ndihmojë personat të cilët mund të demonstrojnë se kanë pësuar dëm si pasojë e kr*imeve që përmenden në aktakuzat e konfirmuara para Dhomave të Specializuara,” deklaroi Administratorja, Fidelma Donlon. Zyra e Pjesëmarrjes së Vik*timave do t’i trajtojë si konfidenciale të gjitha kërkesat për pjesëmarrje të vik*timave dhe komunikimet me vik*tima që mund të marrin pjesë dhe personat që i ndihmojnë. Para nisjes së gjykimit, një panel vendos nëse parashtruesit e kërkesave për pjesëmarrje mund të marrin statusin e vik*timës pjesëmarrëse në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Vi*ktimat pjesëmarrëse në proceset e DHSK-së gëzojnë disa të drejta, ndër të cilat të drejtën për njoftim, pranim dhe zhdëmtim. “Gjatë përpjekjeve për realizimin e drejtësisë, nuk duhet të harrohen vi*ktimat e k*rimeve që përfshihen në aktakuzat e paraqitura nga zyra ime. Pjesëmarrja e viktimave në procese gjyqësore është një mënyrë për të mos lejuar që kjo të ndodhë,” deklaroi Prokurori i Specializuar Xhek Smith.