Ish-këshilltari i presidentit Thaçi: Gjykata Speciale argumentimin e ka politik, jo juridik

Këshilltari i ish-presidentit Thaçi Adil Behramaj ka reaguar ndaj kryetares së Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova e cila sipas publikimit të një raportimi konfidencial para diplomatëve europianë nga Euronews ka thënë se Kosova mund të tentojë ta zhvendosë Gjykatën Speciale në Prishtinë. Adil Behramaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë se kryetarja Ekaterina Trendafilova sërish me vajtimin e njëjtë qenka munduar t’i jep kahje thellësisht politike ndjekjes penale ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Trendafilova për t’i arsyetuar shpenzimet marramendëse të taksapaguesve evropianë, sipas Behramajt, me argumentet e njëjta politike po përpiqet të ndikojë indirekt edhe në procesin e ankesës së palëve mbrojtëse për mundësimin e mbrojtjes në liri.

Më poshtë keni statusin e plotë të tij.
https://www.facebook.com/adil.behramaj/posts/10159037275131670